Banorët e fshatit Skifteraj të Vitisë kërkojnë asfaltimin e rrugës

VitiPostuar: 09:59 / 29.08.2017

Drejtori i Financave dhe Zhvillimit Ekonomik Ibrahim Rama, ka njoftuar ndër të tjerash për kategoritë shpenzuese të buxhetit, si dhe planifikimet për 3 vitet e ardhshme. Të pranishëm ishin edhe drejtorët tjerë Qahil Sinani, Basri Aliu e Ajet Sallahu, raporton InfoKomuna.

Banorët e fshatit Skifteraj kanë parashtruar edhe kërkesat e tyre si prioritete të projekteve në të ardhmen, duke renditur si shumë të nevojshme funksionalizimin ujësjellësit të fshatit, renovimin e rrjetit të kanalizimit i cili ka defekte nëpër fshat, rregullimin e rrugëve fushore, por gjithashtu edhe asfaltimin e disa rrugëve lagjore dhe hapjen e kanaleve të ujit me ndërtimin e urave të arave.

Banorët gjithashtu kanë kërkuar përshpejtim të punëve që parashihen për sivjet të kryhen në fshat, siç është rruga Skifteraj- Mogillë e cila pritet të asfaltohet, sikur edhe trotuari që përshkon rrugën kryesore të fshatit.

Debat publik për buxhetin, ishte paraparë të mbahet paraprakisht edhe në fshatin Podgorc, mirëpo kjo nuk u mbajt për shkak se nuk pati qytetar të interesuar për pjesëmarrje. /InfoKomuna/

Lajme / VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...