Kryetari Ahmeti ka pritur në takim gjeneralin e brigadës së KFOR-it, Jozsef Szpisjak

LipjanPostuar: 15:47 / 19.07.2023

Temë kryesore e këtij takimi ishte çështja e sigurisë në Komunën e Lipjanit si dhe bashkëpunimit ndër institucional.

Kryetari Ahmeti ka biseduar rreth sigurisë në Komunën e Lipjanit dhe e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme praninë e KFOR-it duke theksuar se institucionet e Komunës së Lipjanit janë të përkushtuar që të krijojnë një ambienti të qetë e paqësor për të gjithë qytetarët e komunës tonë.

Nga ana tjetër, gjenerali i brigadës së KFOR-it z. Jozsef Szpisjak ka uruar Kryetarin Ahmeti për objektin e ri të administratës komunale si dhe ka shprehur përkushtimin e thellimit të bashkëpunimit jo vetëm në sferën e sigurisë, por edhe në fusha të tjera me interes për qytetarët e Komunës së Lipjanit.

Në fund të takimit në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Kryetari Ahmeti dhe gjenerali i KFOR-it Szpisjak kanë shkëmbyer pllakat me stemat e institucioneve përkatëse.