Drejt përfundimit ndërtimi i sallës së edukatës fizike në SHFMU "Haziz Tola" në lagjen "Jeta e Re"
PrizrenPostuar: 12:53 / 21.10.2023
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se po shkon drejt përfundimit ndërtimi i sallës së edukatës fizike në SHFMU "Haziz Tola" në lagjen "Jeta e Re".
Njoftimi i plotë i kryetarit Totaj:
Në përfundim e sipër ndërtimi i sallës së edukatës fizike në SHFMU "Haziz Tola" në lagjen "Jeta e Re".
Kjo sallë e re, projekt i DKA-së, ofron mjedis të përshtatshëm për aktivitete sportive, që do ta rris nivelin e aktivitetit fizik të nxënësve.
Salla do të pajiset me mjete të sofistikuara sportive dhe kushte të nevojshme për ta promovuar shëndetin tek nxënësit dhe disponon hapësira shoqëruese të standardeve evropiane.