Costa nuk do ta zëvendësojë Riberyn
Drejtori sportiv i Bayern Munichut, Matthias Sammer, ka përgënjeshtruar njoftimet se klubi e ka blerë Douglas Costanpër ta zëvendësuar Franck Riberyn.
Drejtori sportiv i Bayern Munichut, Matthias Sammer, ka përgënjeshtruar njoftimet se klubi e ka blerë Douglas Costanpër ta zëvendësuar Franck Riberyn.
24-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me bavarezët, të cilët i kanë paguar Shakhtar Donetskut 30 milionë euro për të.
Problemet me lëndime të Riberyt kanë bërë që të spekulohet se 32-vjeçari mund të largohet nga Allianz Arena, madje se ai edhe mund ta përfundojë karrierën.
Sa i përket Franck Riberyt, i cili është i lënduar qe një kohë të gjatë, mendoj se është mungesë respekti ndaj tij (të thuhet se Costa është blerë për ta zëvendësuar).
Ai është i lënduar nuk mund të stërvitet me skuadrën, por është akoma lojtar i Bayern Munichut.
Ne do ta presim, ai e ka mbështetjen tonë të plotë dhe shpresojmë që të kthehet i shëndetshëm sa më shpejtë që është e mundur.
Douglas Costa nuk ka ardhur për ta zëvendësuar dikë, ka sqaruar Sammer.