Kryetari Ahmeti priti në takim sportistët e KV "Skënderbeu", fitues të Superkupës së Kosovës në Volejboll për vitin 2023
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka pritur me kënaqësi fituesit e Superkupës së Kosovës në Volejboll për vitin 2023, KV "Skënderbeu", dhe i ka uruar ata për suksesin e tyre të arritur.
Ai ka shprehur besimin se ky klub do të vazhdojë të sjellë suksese të tjera në të ardhmen.
"Jam shumë i gëzuar që ky trofe ka gjetur vend në Lipjan. Ne jemi krenarë për arritjet e klubeve sportive të komunës sonë andaj gjithmonë do t’i mbështesim ekipet të cilat arrijnë suksese dhe sjellin rezultate të mira. Klubi i Volejbollit Skënderbeu na bën të ndihemi krenarë për sportistët që ka," tha kryetari Ahmeti.
KV Skënderbeu fitoi Superkupën e Kosovës 2023 pas një super derbi më 23 shtator në palestrën “Bashkim Selishta - Petriti” në Gjilan, duke mposhtur KV Peja me rezultatin 3:2.