PSG seriozisht pas Di Marias
Gjiganti francez, Paris Saint Germain nuk e ka ndërmend të dorëzohet sa i përket nënshkrimit me argjentinasin Angel Di Maria.
Gjiganti francez, Paris Saint Germain nuk e ka ndërmend të dorëzohet sa i përket nënshkrimit me argjentinasin Angel Di Maria.
Sipas medieve angleze, kampionët e rinj të Francës kanë nisur një ofertë zyrtare në drejtim të Manchester United për ti siguruar shërbimet e anësorit argjentinas, Angel Di Maria.
Pasanikët e Evropës kanë përgatitur plot 65 milionë euro për Manchester Unitedin që ti sigurojnë shërbimet e Di Marias.
Ende nuk ka ndonjë përgjigje zyrtare nga United rreth kësaj oferte, por në Francë janë të bindur që Di Maria do të jetë përforcimi i ri i parisienëve.
Për shërbimet e mesfushorit ofensivë interesim të madh ka shprehur edhe Bayern Munich dhe Barcelona.