Kryetari Svarqa pret në takim të rijnët e shkollës së futbollit "Dinamo"
Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa pati kënaqësinë të pres sot përfaqësuesit e shkollës së futbollit Dinamo nga Ferizaj dhe futbollistët e rinjë të këtij klubi të cilët u treguan mjaft të suksesshëm në një turne ndërkombëtar të mbajtur së fundi në Poloni.
Kryetari Svarqa shprehu gëzimin e tij me sukseset e arritura nga gjeneratat e reja, ndërsa u zotua se komuna në vazhdimësi do të përkrah iniciativat dhe projektet e sportistëve të rinjë. Pjesëmarrja e futbollisteve tanë në arenën ndërkombëtare ka një rëndësi të jashtëzakonshme sepse shpeshherë sportet po shënojnë rezultatet më të mira në raport me pjesëmarrjen e të tjerëve nga fusha të ndryshme duke i bërë nder përfaqësimit të sportit në përgjithësi. Ne do të bëjmë gjithçka në përkrahje të talenteve të rinjë ashtu siç kemi bërë deri më tani duke i ndihmuar me të gjitha mundësitë përkundër limiteve të caktuara buxhetore , por falë mundësisë për përkrahje përmes disa shërbimeve ia kemi dalë dhe do ta vazhdojmë edhe më tutje këtë përkrahje për talentet e rinjë, tha kryetari Svarqa në këtë takim.
Edhe përfaqësuesit e shkollës së futbollit Dinamo u shprehën të lumtur për rezultatet e arritura dhe falënderuan kryetarin e komunës për mbështetjen e dhënë. Bënë të ditur se djelmoshat e rinjë të kësaj skuadre po kërkohen nga klubet e huaja.
Ne jemi të kënaqur që po u sjellim rezultatet të lakmueshme nga pjesëmarrjet tona jashtë Kosovës dhe kjo tregon se Ferizaj duhet të pres shumë nga gjeneratat e reja me një fjalë e ka një futboll të sigurt në të ardhmen. Po punojmë shumë e do të vazhdojmë të punojmë që talentët tanë të jenë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe të gëzojnë përkrahjen e nevojshme brenda dhe jashtë Kosovës u shpreh Fatos Ademi udhëheqës i shkollës së futbollit për gjeneratat e reja Dinamo.
Lojtarët e rinjë të klubit të futbollit Dinamo nga Ferizaj janë kthyer para pak ditësh nga një turne i mbajtur në Poloni ku kanë zënë vendin e dytë në mesin e një konkurrencë të ashpër nga vendet e rajonit.
Ndërkaq Driton Bekteshi nga ky klub është shpallur portieri më i mirë i këtij turneu madhështor dhe për angazhimin e tij ai është kërkuar edhe nga klubet polake pas kthimit në Kosovë, por ende nuk është vendosur se ku do të vazhdojë karriera e tij futbollisitike.
/InfoKomuna/