Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Rahovecit

RahovecPostuar: 11:41 / 18.04.2024

Udhëhequr nga Kryesuesi Arbër Zenuni, sot, është mbajtur mbledhja e katërt e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) për vitin 2024, e kuvendit komunal të Rahovecit.

Të pranishëm në mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit, si zakonisht ishin edhe Nënkryetari, z. Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive dhe zyrtarët komunalë.

Mbledhja si zakonisht ishte konstruktive dhe dinamike, ku për mbledhjen e rregullt të KUVENDIT, unanimisht u ceduan këto pika:
1. Shqyrtimi i vendimit për përbërjen dhe organizimin e Komitetit për Arsim në Komunën e Rahovecit;
2. Shqyrtimi i propozim-vendimit për miratimin e vendimit paraprak për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës personave fizikë dhe juridikë, P- 71510057-01643-1, zk -Rahovec;
3. Shqyrtimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, P- 71510057-01643-1, zk - Rahovec;
4. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimi për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës – hapësirën e objektit të QKMF-së për shfrytëzim Ministrisë së Shëndetësisë;
5. Shqyrtimi i propozim-vendimit për themelimin e “Muzeut të Masakrës” në Krushë të Madhe;
6. Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik pjesën e parcelës P-01469-1, zk – Rahovec;
7. Shqyrtimi i propozim-vendimit për miratimin e vendimit paraprak për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës personave fizikë dhe juridikë, P- 71510069-01505-0, zk - Retijë;
8. Shqyrtimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës
9. Shqyrtimi i propozim-vendimit  për caktimin e komisionit për përzgjedhjen e drejtorit/es dhe zëvendësdrejtorit/eshës së institucioneve edukativo-arsimore dhe aftësuese parauniversitare (IEAAP);


Gjithashtu, në mbledhjen e sotme, kryesuesi i njoftoi anëtarët e komitetit që edhe këto pika (2) do të jenë në rend dite për mbledhjen e rregullt të kuvendit:
1. Raporti financiar janar - mars 2024;
2. Informatë mbi implementimin e projektit të mirëmbajtjes dimërore dhe verore të rrugëve në Komunën e Rahovecit
 
Si gjithmonë, për këtë mbledhje të KPF-së, do të përgatitet procesverbal nga Sekretaria e Kuvendit dhe i njejti do të publikohet në këtë vegëz në web-faqen zyrtare të komunës:
https://kk.rks-gov.net/.../ekstraktet-e-procesverbaleve.../