Kryetari Latifi nënshkruan memorandum bashkëpunimi me “Fondacionin për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik - PREDA Plus Kosovë dhe WEntrepreneur”
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se sot, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me “Fondacionin për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik - PREDA Plus Kosovë dhe WEntrepreneur”.
Lidhur me këtë marrëveshje, kryetari Latifi ka shkruar:
“Së bashku me drejtorin, z. Valentin Hoxha, nënshkrova memorandum bashkëpunimi, për zbatimin e projektit “INTEGRA - Nxitja e riintegrimit të qëndrueshëm lokal të grave, të rinjve të kthyer dhe njerëzve të cenueshëm lokal në Kosovë”, që synohet integrimi social dhe ekonomik në vendin e origjinës të të kthyerve, që do të kenë një perspektivë për të qëndruar, nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve, punësimit dhe vetëpunësimit, që do t’u mundësojë atyre të gjenerojnë të ardhura për familjet e tyre dhe të ndërtojnë jetën e tyre në Kosovë.
Ne si komunë mbetemi të përkushtuar në fuqizimin dhe mbështetjen e tyre, në mënyrë që të rritet mirëqenia e tyre.”