Muharremi: PDK në Mitrovicë, shembull si transformohet lidershipi
Kandidatja për Këshilltare të Kuvendit Komunal në Komunën e Mitrovicës së Jugut, Liridona Muharremi, ka theksuar se PDK-ja në këtë komunë është shembull si transformohet lidershipi.
Sipas saj, nën qeverisjen e PDK-së në Mitrovicën e Jugut, janë vendosur themelet e forta të zhvillimit, me vizion të ri që projekton të ardhmen.
Postimi i plotë:
"PDK në Mitrovicë, shembull si transformohet lidershipi.
Arian Tahiri e ka shkrirë në një, eksperiencën e kryetarit Bedri Hamza dhe energjinë e vizionin e brezit të ri politik.
Në katër vite janë vendosur themelet e forta të zhvillimit, një mandat e vizion i ri që projekton të ardhmen.
Rikthyem kulturën qeverisëse. Për një mandat që garanton barazi, e që rritet bashkë me vlerat rinore, kulturore, artistike e sportive.
Me energji të re, përkushtim e përulje.
Bashkë në punë, bashkë në garë.
![]()
" /InfoKomuna/

