Në Lipjan është mbajtur dëgjim publik lidhur me KAB 2024-2026

LipjanPostuar: 18:48 / 15.06.2023

Sot, nën udhëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit Komunës së Lipjanit, Daut Azemi është mbajtur dëgjimi publik lidhur me Kornizën Afatmesme Buxhetore 2024-2026.

Kryesuesi Azemi ka thënë se ky dokument është tejet i rëndësishëm për Komunën andaj pjesëmarrja dhe ngritja e kërkesave të çdo qytetari në këtë dëgjime është e mirëseardhur.

Dëgjimi është mbajtur me anëtarët e kuvendit, komitetit për politikë dhe financa, komitetit për komunitete, kryetarët e këshillave lokale, dhe grupin e grave.