Funksionalizohet shërbimi i stomatologjisë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në lagjen Arbëria në Gjilan

GjilanPostuar: 10:56 / 03.05.2024

Nga Komuna e Gjilanit, kanë njoftuar se tashmë qytetarët mund të marrin shërbime stomatologjike edhe në Qendrën e Mjekësisë Familjare në lagjen Arbëria.

Njoftimi i plotë:

“Shërbimet stomatologjike ofrohen edhe në Arbëri
Kujdesi për shëndetin e qytetarëve të Komunës së Gjilanit po rritet.
Kjo po bëhet nga investimet komunale.
Tashmë është funksionalizuar shërbimi i stomatologjisë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në lagjen Arbëria.
Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Doruntina Hasani, tha është  funksionalizuar shërbimi i stomatologjisë në Qendrën e Mjekësisë Familjar në lagjen Arbëria.
Ajo tregoi se shërbimet ofrohen çdo ditë pune nga ora: 07:00-14:00.
"Ordinanca është e furnizuar me të gjitha materialet dhe pajisjet e nevojshme të punës.
Ju mirëpresim", tha Doruntina Hasani.”
 

KamenicëKomente: 0 Kryetari Rahimaj: Një super lajm për fermerët kamenicas 09:44 / 15.05.2024 Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka njoftuar se në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar me Islamic Relief Kosova, do të mbështesë fermerët e Kamenicës me serra dhe motokultivatorë.
KlinëKomente: 0 Ndahen 212 mijë euro për asfaltimin e rrugës Poterq – Dugajevë 10:51 / 17.05.2024 Sot, kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, bashkë me zëvendësministrin e Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kanë nënshkruar një Memorandum bashkëpunimi për asfaltimin e rrugës Poterq-Dugajevë.