Fushë-Kosovë: Takim rreth implementimit të projekteve për përmirësimin e rrjetit të energjisë elektrike

Fushë KosovëPostuar: 10:51 / 24.01.2017

Përfaqësues të KOSTT Ilir Shala, Alban Imeri dhe Ali Azemi – Drejtor për Menaxhim dhe Implementim të Projekteve sot realizuan një takim në zyrën e Kryetarit të Komunës së Fushë-Kosovës z.Burim Berisha.

Qëllimi i takimit ishte njoftimi për fillimin e implementimit të projekteve që financohen nga BERZH dhe Banka Gjermane, për përmirësimin e rrjetit të energjisë elektrike gjegjësisht ndërtimi i Nënstacionit 110/10(20) kV bashkë me linjën e dyfishtë ajrore dhe kabllore 110 kV në Fushë-Kosovë.

Projekti do të kushtojë rreth 6 milionë euro, me gjatësi 4.6 km dhe do të zgjasë rreth 2 vite. Fillimi i punimeve të këtij projekti do të jetë kah mesi i këtij viti. /InfoKomuna/